Përfshihet nga flakët një anije pranë Indonezisë, 280 persona hidhen në det për t’i shpëtuar zjarrit

Një anije me 280 pasagjerë u përfshi nga flakët pranë brigjeve të Indonezisë, duke detyruar udhëtarët e frikësuar të hidhen në det të veshur me jelekë shpëtimi për të shpëtuar jetën.
Ngjarja dramatike ndodhi sot rreth orës 13:30 me orën lokale, në anijen KM Barcelona, e cila lundronte në linjën Manado–Tahunda. Zjarri shpërtheu papritur dhe u shoqërua me re të dendura tymi, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve, të cilët filluan të bërtasin dhe të qanin nga frika.
Pamjet e filmuara nga pasagjerët me celularët e tyre u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Ato tregojnë flakët e mëdha që përpijnë anijen dhe njerëzit në ujë, teksa përpiqen të qëndrojnë larg mjetit që digjej. Në një nga videot më të shpërndara, shihet një burrë që shpëton një fëmijë të vogël, ndërsa tregon përjetimin tronditës, me fëmijën që kollitet në krahët e tij.
Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë tre anije shpëtimi, KM Barcelona III, KM Venecian dhe KM Cantika Lestari 9F, të cilat ndihmuan në evakuimin e udhëtarëve. Për fat të mirë, nuk raportohet për viktima.
A fire broke out on the KM Barcelona VA ferry, also known as the KM Barcelona V or the Gregorius Barcelona V, at around 1:30 p.m. local time on July 20, 2025. The fire occurred off the coast of North Sulawesi, Indonesia, near Talise Island in the North Minahasa Regency. The ferry… pic.twitter.com/BmKSXy8gsO
— T_CAS videos (@tecas2000) July 20, 2025