Përfshihet nga flakët një automjet në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një automjet është përfshirë nga zjarri këtë të diel në rrugën “Naser Brahimaj” në Prishtinë.
Fatmirësisht, nuk është raportuar për persona të lënduar.
Ndërsa rastin për IndeksOnilne e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Prishtinë.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Naser Brahimaj” në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”, tha ai.