75 Mall Live Search
08:54 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / F.R

Përfshihet nga flakët një autosallon në Graçanicë, digjen 5 vetura, arrestohet një dyshuar

Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Preoc të Graçanicës, ku një autosallon është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të 15 tetorit 2025.

Sipas policisë, nga zjarri janë dëmtuar pesë automjete, ndërsa pas veprimeve hetimore është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.

Ai, pas trajtimit mjekësor në Repartin e Psikiatrisë të QKUK-së, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Fsh. Preoc, Graçanicë  15.10.2025-04:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se në autosallonin e tij, nga zjarri janë përfshirë pesë automjete. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas trajtimit  mjekësor në  QKUK, Repartin e Psikiatrisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/