75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 25 Maj 2026 / Z S

Përfshihet nga flakët një kompleks pallatesh në Tiranë, shkaku dyshohet një shkëndijë elektrike

Një pallat në kompleksin “Kadiu” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Sipas raportimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, në rrugën “Pasho Hysa”.

Ndërkohë, shkaku kryesor i këtij zjarri dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike e cila ka rënë në kabinën elektrike të kompleksit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.

“Rreth orës 22:45, në rrugën ‘Pasho Hysa’, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një kompleksi pallatesh. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.