09:30 / E Hënë, 18 Janar 2021 / k.v

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin rrugor Vlorë-Sarandë

Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Vlorë- Sarandë, në fshatin Dukat.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:35, si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

“Më 18.01.2021, rreth orës 06:35, në aksin rrugor Vlorë-Sarandë, në fshatin Dukat, një mjet i markës Renault, me drejtues shtetasin A. K., në ecje, ka marrë flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.