75 Mall Live Search
19:09 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / F.R

Përfshihet nga flakët një objekt në Mitrovicë të Jugut

Një objekt është përfshirë nga flakët në Mitrovicë të Jugut, saktësisht tek “Malokët”.

Sipas pamjeve të publikuara, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Policia e Kosovës.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar, apo shkaqet që kanë dërguar deri të diegia e objektit.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/