Përfshihet nga flakët një shtëpi në Prishtinë, pamje

Mëngjesin e sotëm një shtëpi në Prishtinë është përfshirë nga flakët.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në lagjen “4 Llullat”. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Zjarrfikësit të cilët po mirren me rastin.
Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Deri në këtë moment, shkaqet që çuan në këtë zjarr mbesin të panjohura.
Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për rastin./Indeksonline/

