75 Mall Live Search
21:39 / E Hënë, 05 Gusht 2024 / Gj. Sh

Përfshihet nga flakët Parku Nacional i Sharrit, kërkohet ndihmë në shuarjen e tij

Zjarri e ka përfshirë zonën menaxhuese në Oshlak të Sharrit, ku është kërkuar ndihmë për shuarjen e tij.

Në faqen zyrtare të Parkut Nacional të Sharrit në Facebook u është bërë thirrje banorëve në vendbanimet përreth dhe dashamirësve të natyrës që të ndihmojnë në shuarjen e këtij zjarri.

“Të dashur banorë lokal të vendbanimeve për rreth Parkut Kombëtar Sharri dhe ju dashamirë të natyrës. Në këto momente jemi duke u ballafaquar me një zjarr sipërfaqësor në zonën menaxhuese OSHLAK, ju ftojmë të na dilni në ndihmë për shuarjen e zjarrit deri sa nuk e ka përfshi sipërfaqen e pishave”, thuhet në njoftim.