75 Mall Live Search
07:59 / E Hënë, 09 Mars 2026 / Z S

Përfshihet nga flakët stacioni qendror i trenit në Skoci! Njoftohen evakuime teksa ndërtesa shembet

Një flakë e madhe përfshiu një ndërtesë në Stacionin Qendror të Glasgout në Skoci të dielën, duke shkaktuar shembjen e pjesshme të saj.

Zjarri filloi në një dyqan cigaresh elektronike në Union Street të dielën pasdite, me ndërtesën viktoriane të listuar si ndërtesë B që u shemb disa orë më vonë ndërsa flakët u përhapën.

Të gjitha shërbimet e trenave në stacionin qendror të Glasgow, stacionin më të ngarkuar të Skocisë, pritet t’i anuloj shërbimet deri të hënë.

Shërbimi Skocez i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën, ndërsa ekipet vazhduan të luftonin me flakët në orën 05:00 GMT, sipas orës lokale me më shumë se 13 orë pasi zjarrfikësit u njoftuan për herë të parë.

Shërbimi Skocez i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit tha se më shumë se 60 zjarrfikës dhe 15 automjete ishin të pranishëm në vendngjarje. Gjashtë ekipe u dërguan fillimisht në vendngjarje në Union Street rreth orës 15:45 sipas orës lokale, por zjarri u përkeqësua në mbrëmje.

Dyqani “Sexy Coffee”, i vendosur në atë ndërtesë, njoftoi se ajo ishte shkatërruar.Hoteli Voco Grand Central në stacion është evakuuar, dhe të gjithë janë zhvendosur në një hotel tjetër në qytet.

Kryeministri John Swinney tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga situata dhe u bëri thirrje njerëzve të ndiqnin këshillat e shërbimeve të emergjencës.

Policia rrethoi rrugën midis Rrugës Gordon dhe Rrugës St Vincent kur filloi zjarri. Janë vendosur devijime trafiku. Njerëzit janë njoftuar të shmangin zonën dhe policia u ka këshilluar banorëve të mbajnë dritaret e mbyllura.

Për momentin nuk ka viktima dhe ekipet mbeten në vendngjarje.