Përfshihet nga zjarri fabrika e Peletit në Kamenicë
Është raportuar se në rrethana të pa njohura nga zjarri është përfshirë fabrika e “peletit” në Kamenicë.
Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.
Sipas ankuesit mashkull K/Shqiptar, vlera e dëmit është rreth 600.000 €. Rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/