Përfshihet nga zjarri një autoservis në Vushtrri, digjen disa vetura

Një autoservis në Vushtrri është përfshirë nga flakët.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur dje në mesditë, shkruan Indeksonline.
Sipas policisë, dëm kanë pësuar disa vetura, të cilat janë prekur nga zjarri.
Rrethanat e ndezjes së zjarrit janë akoma të panjohura.
“Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti i iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është duke u hetuar nga organet përkatëse./Indeksonline/