Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjilan

Për shkaqe të panjohura është raportuar se një zjarr ka përfshirë një banesë në rrugën “Gjinollve”, në Gjilan, transmeton IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes përveç policisë kanë dal edhe njësit e zjarrfikësve për të shuar zjarrin.
“Për shkaqe të sigurisë nga objekti banesorë derisa është shuar zjarri është bërë evakuimi i disa banorëve dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, thekson tutje policia./IndeksOnline