75 Mall Live Search
22:32 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / OSH

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri në orët e mbrëmjes.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 21:20, është pranuar informata për një zjarr në Rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ka ftuar zjarrfikësit. Dyshimet janë ngritur se deri te zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombolë gazi”, tha ai.

Borovci tha se zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për të lënduar.