Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, policia e zjarrfikësit në vend të ngjarjes

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen Emshir në Prishtinë.
Bëhet fjalë për katin e fundit të një banese në kompleksin e njohur si të ‘Banesat e Arabëve’.
IndeksOnline ka siguruar pamje ku shihet banesa e përfshirë nga flaktë.
Në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar në lidhje me rastin në fjalë.