Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, policia jep detaje

Një banesë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 04:30 në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ku njoftoi se nuk ka ndonjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 04:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, në një banesë. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfiksit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.