75 Mall Live Search
18:32 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / H F

Përfshihet nga zjarri një fushë në Leshan të Pejës, intervenojnë zjarrfikësit

Përhapja e zjarreve në disa pjesë të vendit vazhdon të jetë shqetësuese, duke rrezikuar pronat dhe sigurinë e banorëve.

Një zjarr ka shpërthyer në dalje të qytetit të Pejës, konkretisht në fshatin Leshan.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zjarrfikësit, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Për shkak të intervenimit dhe masave të sigurisë, në këtë segment të rrugës janë krijuar kolona të mëdha automjetesh.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline