75 Mall Live Search
14:55 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Përfshihet nga zjarri një kamion në autostradën Prizren-Prishtinë

Një kamionë është përfshirë nga zjarri në magjistralen Prizren-Prishtinë apo njohur ndryshe njohur si autostrada ‘Ibrahim Rugova’.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e  përfshirjes së zjarrit, por që në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e Indeksonline shihet se zjarri është arritur të shuhet, por që padyshim dëmet ishin mjaft të mëdha./Indeksonline/