08:50 / E Martë, 27 Qershor 2023 / L K

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë 36-katëshe në Egjipt

Alarmi ra në orët e para të së martës në qytetin Ajman në Emiratet e Bashkuara Arabe, kur një zjarr shpërtheu në një ndërtesë prej 36-katësh. Forca të shumta zjarrfikëse mbërritën në zonë dhe pas përpjekjeve të mëdha arritën të vënë nën kontroll zjarrin.

Banorët u dërguan në hotele në qytetet Ajman dhe Sheriah. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, në të njëjtin kompleks ka shpërthyer edhe në vitin 2016.

Më pas zjarri nisi nga ndërtesë 26-katëshe Tower Eight dhe më pas u përhap në Tower Six.