Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë
Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në katin e sipërm të një ndërtese banimi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Në pamjet e publikuara nga Indeksonline, shihet flaka duke dalë përmes kulmit të objektit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipet e zjarrfikësve dhe ato të emergjencës mjekësore.
Policia ka bllokuar qarkullimin në afërsi të objektit dhe ka vendosur shiritat e sigurisë rreth perimetrit të zonës së prekur.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/

