75 Mall Live Search
09:48 / E Martë, 14 Shtator 2021 / LB

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Lipjan, i digjen stoli ari e para

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se shtëpia i është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 11:50.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Zjarrfikësit kanë fikur zjarrin. Sipas ankuesit, nga zjarri i janë djegur stoli ari dhe para të gatshme si dhe i është dëmtuar shtëpia”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar.