Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme.
Nuk dihet se si pasojë e çka erdhi deri tek zjarri, por që pjesa e lartë e shtëpisë pati dëme të shumta.
Indeksonline ka siguruar pamje nga djegia e kësaj shtëpie tek lagjja Arbëria njohur ndryshe si ‘Dragodan’ saktësisht në afërsi të varrezave.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrëfikësit të cilët edhe e kanë lokalizuar zjarrin, teksa nuk dihet nëse si pasojë e zjarrit pati pasoja në njerëz.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se nuk dihet shkaktari i këtij zjarri.
“Është pranuar një informacion për zjarr në Prishtinë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Arbëri. Policia ka reaguar dhe menjëherë janë informuar njësite të zjarrfikësve, për reagim në fikjen e zjarrit. Pas raportimeve shtesë do të bëhen të ditura informacione të tjera”, tha Hoxha ./Indeksonline/

