Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren
Një shtëpi në Prizren është përfshirë nga zjarri të mërkuren pas mesnatës.
Derisa zjarri është shuar, nuk dihen ende rrethanat që çuan te shpërthimi i zjarrit. Ndërkaq rasti është duke u hetuar.
“Prizren 12.11.2025-01:30. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e viktimës mashkull kosovar. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/

