75 Mall Live Search
23:44 / E Hënë, 05 Janar 2026 / B XH

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime pas një zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në Prizren.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, zjarri kishte përfshirë katin e parë të shtëpisë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë njësiti i KEDS-it si dhe njësiti i urgjencës mjekësore, të cilët u kanë ofruar ndihmë mjekësore dy viktimave, të cilat janë asfiksuar nga tymi”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se sipas ekipit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Tutje Bytyqi ka njoftuar se bazuar në deklaratën e viktimës,  dëmi material i shkaktuar nga zjarri ende nuk është i vlerësuar.

“Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu hetuesi kujdestar dhe njësiti i forenzikës. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit iniciohet rasti. Rasti mbetet nën hetime”, tha ai. /IndeksOnline/