Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Shtime
Mëngjesin e së premtes një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Godancë i Poshtëm në Shtime.
Sipas raportit të Policisë, ankuesi ka njoftuar se nuk e di arsyen pse është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij.
Ndërkohë zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin, teksa rasti po hetohet nga Policia.
“Fsh. Godanc i Poshtëm, Shtime 26.12.2025-08:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në rrethana të pa njohura nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar“, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.

