10:05 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Uglar të Fushë-Kosovës

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Uglar, komuna e Fushë-Kosovës.

Dëme ka pësuar kulmi i shtëpisë, por që për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, transmeton Indeksonline.

Shtëpia është në pronësinë e një serbi, kurse në vendin e ngjarjes menjëherë kanë arritur edhe ekipet emergjente që u përkujdesën të shuanin zjarrin./Indeksonline/