Përfshihet nga zjarri një veturë në Kukës

Një veturë është përfshirë nga zjarri në “Rrugën e Kombit” në Kukës.
Indeksonline raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante dhe ato të zjarrfikësve, të cilët po tentojnë të shuajnë zjarrin.
Vetura duket të ketë pësuar dëme të mëdha materiale ndërsa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident.
Nuk dihen as shkaqet se si vetura mori zjarr./Indeksonline/