Përfshihet nga zjarri një veturë pranë Milotit

Një veturë në drejtim të Milotit është përfshirë nga flakët.
Indeksonline raporton se vetura e tipit Mercedes është djegur pothuajse e tëra, teksa akoma nuk shihen njësitet policore dhe të zjarrfikësve në vendngjarje.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky zjarr.
Rasti në fjalë është i dyti radhazi, pas atij të ditës së djeshme, ku një veturë u dogj në “Rrugën e Kombit”, pranë Kukësit./Indeksonline/