75 Mall Live Search
18:23 / E Premte, 08 Mars 2024 / FR

Përfshihet nga zjarri xhamia e vjetër në Mamushë (Pamje)

Një xhami e vjetër është përfshirë nga zjarri të enjtën në Mamushë.

Këtë për Indeksonline e konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku tha se se shkaqet e zjarrit dyshohet se janë si pasojë e energjisë elektrike.

“Me datën 07.03.2024 rreth orës 14:00 ne SP Mamushë kemi marrur informatë për një incident zjarri ne xhaminë e vjetër ne Mamushë, në vendngjarje ka dalur patrulla dhe Hetimet e stacionit ,gjithashtu ekipi i forenzikës nga Suhareka dhe Inspektoret Komunal të zjarreve nga ekipi zjarrfikës është lokalizuar zjarri, për momentin shkaqet nuk dihen por dyshohet si pasoj e rrymës elektrike. Dëmet janë te natyrës materiale”, u shpreh Bytyqi./Indeksonline/