75 Mall Live Search
11:16 / E Diele, 15 Qershor 2025 / Burim

Përfshirja në një qeveri të ish-opozitës – Rashiq: Vija të kuqe për askënd, vetëm parime

Ministri në detyrë, Nenad Rashiq, ka deklaruar se është e natyrshme që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë kryetarin e Kuvendit, pasi ka fituar zgjedhjet.

“Kam thënë edhe më herët që është normale që kryetparlamentarin e voton Vetëvendosja. Disa muaj po merremi me këtë problematikë. Ne nuk kemi vija të kuqe më askënd, por parime, asgjë tjetër” u shpreh Rashiq, duke theksuar nevojën për zgjidhje të shpejtë të ngërçit.