23:09 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Përfundim i “çmendur” në derbin e Londrës, golat e minutave të fundit vendosin fatin e sfidës

Chelsea dhe Arsenal kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Premierligës.

Ndeshja filloi shumë keq për Arsenalin, ku Luiz u ndëshkua me të kuq dhe shkaktoi penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Jorginho që kaloi Blutë në epërsi, shkruan Indeksonline.

Në pjesën e dytë Arsenali barazoi rezultatin me golin e Martinellit. Ai shënoi duke vrapuar nga porta në portë.

Në minutat e fundit kishte spektakël ku u shënuan edhe dy gola.

Në minutën e 84-të, Chelsea kaloi përsëri në epërsi me golin e Azpilicuetas.

Tre minuta më vonë, Bellerin barazoi rezultatin duke i dhënë një pikë të vuajtur skuadrës së tij.

Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 40 pikë, ndërsa Arsenali është në vendin e 10-të me 30 pikë. /IndeksOnline/