Përfundimi i luftës, kështu mbrojtja synonte ta minonte periudhën e aktakuzës që u refuzua sot

Gjykata Speciale në Hagë në seancën e sotme rrëzoi mocionin në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.
Ishte mbrojtja ajo që kishte kërkuar që të rrëzoheshin të gjitha akuzat për krimet apo incidentet e kryera para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.
Kjo është periudha brenda së cilës ekipet mbrojtëse janë të bindura se ka zgjatur konflikti i armatosur në Kosovë, ndryshe nga çfarë kishte përfshirë Zyra e Prokurorit të Specializuar në aktakuzë, pra krime gjatë periudhës mars ’98 dhe shtator ’99, njofton Klankosova.tv.

Por çështja e kohës së përfundimit të luftës në Kosovë ishte ngritur edhe në mars të vitit 2023 po në këtë gjykatë.
Kryetari i atëhershëm i trupit gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, Charles Smith, në vendimin e tij e kishe pranuar vetëm pjesërisht kërkesën e disahershme të mbrojtjes së ish-presidentit, për ta paracaktuar 20 qershorin 1999, si datën e fundit të luftës.
Më poshtë e gjeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova, më 5 mars të vitit 2023.