09:53 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Përfundimisht, Rabiot do të largohet nga PSG në fund të sezonit

Drejtori sportiv i PSG-s, Antero Henrique ka konfirmuar se Adrien Rabiot do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

23-vjeçari është që disa vite pjesë e klubit parisien, megjithatë aventurës së tij në kryeqytet duket se i ka ardhur fundit.

Por, që prej verës që lamë pas, mesfushori francez ka qenë i lidhur me një largim nga kampioni, sidomos me Barcelonën.

Kontrata e Rabiot te PSG skadon verën e ardhshme, dhe ai tashmë ka refuzuar ta rinovojë atë, transmeton IndeksOnline.

Përveç Barcelonës, edhe Juventusi, Manchester City, Arsenali dhe Tottenhami kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit.

”Rabiot më ka tretguar se nuk do ta nënshkruajë zgjatjen e kontratës dhe se ai dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni”.

”Kështu që kur kontrata e tij të skadojë, është e qartë se ai do të largohet”.

”Por, do të ketë edhe pasoja për të – ai do të jetë në bankën rezervë për një kohë të pacaktuar”, tha Henrique./IndeksOnline/