75 Mall Live Search
11:37 / E Martë, 13 Gusht 2024 / AR

“Përfundoi kimioterapia”, Vildane Zeneli rrëfen betejën e motrës me kancerin

Vildane Zeneli njihet si njëra nga femrat më të bukura shqiptare.

Por modelja së fundmi ka hapur zemrën me fansat, duke rrëfyer se motra e saj ka fituar betejën me kancerin, shkruan Indeksonline.

Me anë të një fotografie nga spitali, zbuloi se motra e saj ka përfunduar kimioterapinë.

“Përfundoi kimioterapia! Jam shumë krenare për motrën time! Pas nëntë muajsh betejë me kancerin, mastektominë dhe 16 kimioterapi, ajo i ra ziles sot! Kemi ende shumë punë për të bërë, por kjo është dita më e lumtur e vitit për mua dhe familjen time”, u shpreh ajo.

Në shkrimin tjetër theksoi: “Shumë krenare për ty motra ime e ëmbël. Mezi po pres të të shoh sërish në këtë gjendje”./Indeksonline/