20:26 / E Martë, 05 Tetor 2021 / AR

Përfundoi koncertet në trojet shqiptare/ Ermali fillon turin në Amerikë

Këngëtari i shumë pëlqyer nga publiku Ermal Fejzullahu, vazhdon të jetë tejet i kërkuar për mbrëmje muzikore.

Ai pati një sezonë tejet të suksesshme ku ka argëtuar fansat e tij në gjitha trojet shqiptare, shkruan Indeksonline.

Edhe pas përfundimit të sezonës, Ermali vazhdon të jetë i kërkuar në çdo vend ku ka shqiptar.

Përmes një postimi në Instagram ai tregoi se me datën 16 do të performoi në New York, ndërsa me datën 17 në Michigan.

Në këto vende ai do të këndoi bashkë me reperin e njohur Ledri Vula./Indeksonline/