Përfundoi ndërrimin e fundit për këtë vit, mjeku kosovar: Do të kemi ditë më të mira n’2021

E përfundoi ndërrimin e fundit për vitin 2020, duke zhveshur uniformën, Arbër Vokrri, punonjës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, e shkrepi edhe një fotografi, kjo për ta mbajtur si kujtim, transmeton IndeksOnline.
Duke uruar vitin që po vjen, ai ka shkruar një status në FB:
” Për disa njerëz, ky ka mujtë me qenë vit i mbarë, por për shumicën ishte i mbrapshtë. Shkoftë e mos ardhtë.
Do të kemi ditë ma të mira n’2021.
Gëzuar!”.
Kujtojmë që viti 2020 ishte vit i rëndë për mbarë botën, për shkak të pandemisë, ndërsa mantelbardhët për 10 muaj ishin në vijën e parë të frontit./Indeksonline
