15:12 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Përfundoi në koma pas kafshimit të qenit

Christine Caron po luante me katër qentë e saj kur tre vjeçarja e saj Shih Tzu, Buster aksidentalisht i kafshoi dorën.

Znj.Caron nga Otava Kanada shkoi në spital gjashtë ditë më vonë pas vuajtjes së simptomave të gripit dhe vjelljes  brenda natës. Ajo u shemb pas mbërritjes në spital.

Ajo u zgjua nga koma tre javë më vonë duke zbuluar se po përballej me “sepsinë” infkesion ky i trupit që mendohet të ketë qenë nga kafshimi i qenit.

55 vjeçares iu tha se do ti duhej ti amputoheshin krahu i djathtë dhe të dyja këmbët pasi që sepsia mund ti shkaktonte vdekjen.

Që atëherë znj.Caron u mësua të jetojë me protezë dhe bën gjithqka që mundet për të rritur ndërgjegjësimin për sepsinë.

“Unë u mundova të shkojë në emergjencë por  ishte mbyllur disa minuta më parë, kështu shkova në shtëpi dhe rashë në gjumë. Kjo është gjëja e fundit që mbaj mend që sa muaj” tha ajo.

Pasi që provoi të flinte znj.Caron u zgjua rreth ores 11.30 në mbrëmje duke menduar se ishin vetëm simptoma të gripit dhe shkoi në spital atë mengjes.

Simptomat e sepsisë përfshinin konfuzionin e ngathët, dridhjet ekstreme ose dhimbjet e muskujve, mungesën e frrymëmarrjes etj.

Ajo tha: “Fillimisht do të duhej të mi amputonin të katër gjymtyrët por si me mrekulli qarkullimi u kthye në krahun tim të djathtë dhe kjo më dha dritën më të vogël të shpresës që kasha aq shumë nevojë për të mbijetuar”. /Indeksonline/