Përfundojnë 5 ndeshjet e sotme, surpriza të mëdha në Ligën e Parë

Përveç dy takimeve të Superligës, sot u luajtën edhe pesë ndeshje të tjera në Ligën e Parë.
Dukagjini i Armend Dallkut mori fitore të rëndësishme përballë rivalëve të A&N, ndërsa Istogu që ishte lidere u ndal nga Trepça.
Onix vazhdoi me fitoret dhe tashmë e sheh veten shumë lartë në tabelën e Grupit A.
Ndërkohë, në Grupin B pati befasi. Ferizaji që po kalonte formë të dobët u paraqit shumë mirë kundër Flamurtarit dhe përpak sa nuk e fitoi takimin teksa Vitia fitoi përsëri.
Rezultatet përfundimtare:
Dukagjini 1–0 A&N
Trepça 1–1 Istogu
Onix 2–1 Vushtrria
Ferizaj 1–1 Flamurtari
Vitia 1–0 Ramiz Sadiku.