Përfundojnë asfaltimet në Lagjën Pejton, javën e ardhshme edhe trotuaret e gatshme

Në kryeqytet po vazhdon rregullimi dhe shtruarja e rrugëve.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në Fb ka bërë të ditur se sot kanë përfunduar asfaltimet në tri rrugë, derisa i njëjti ka thënë se në ditët e ardhshme do të përfundohen edhe trotuaret.
Ky është postimi i Ahmetit:
Sot kanë përfunduar asfaltimet në rrugët “Pashko Vasa, “Mujo Ulqinaku” dhe “Lorenc Antoni”
Punimet po vazhdojnë dhe pas përfundimit të rikonstuimit të tërësishëm të rrugës, qarkullimi do të jetë më i sigurtë për të gjithë pjesëtarët në komunikacion. Në ditët në vijim do të përfundohen edhe trotuaret dhe do të jenë të gatshme për t’u shfrytëzuar.

