75 Mall Live Search
14:51 / E Premte, 16 Maj 2025 / mp

Përfundojnë bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në Turqi – Kërkesat e Moskës cilësohen joreale

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka njoftuar agjencinë Reuters se janë përmbyllur bisedimet mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë, të mbajtura sot.

Këto ishin bisedimet e para direkte që nga viti 2022, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë.

Sipas Reuters, diplomatët ukrainas kanë reaguar menjëherë pas takimit, duke thënë se kërkesat e Rusisë janë jorealiste dhe shumë larg nga ato që janë diskutuar më parë në tryezën diplomatike.

Përmbajtja e plotë e diskutimeve ende nuk është bërë publike, por palët duket se mbeten larg një marrëveshjeje të mundshme.