75 Mall Live Search
19:19 / E Shtunë, 12 Gusht 2023 / MSH

Përfundojnë dy ndeshjet e para në startin e Superligës së Kosovës

Përfundojnë dy ndeshjet e para në Klinë dhe Hajvali, takime të cilat dhuruan spektakël, dhe disa momente mjaft interesante gjatë 90-të minutave.

Dukagjini dhe Malisheva kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare për gjatë 90-të minutave, ku në fund doli fituese skuadra mysafire.

Malisheva e filloj për mrekulli takimin duke shënuar gol me anë të sulmuesit Altin Aliu, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua dhe shifrat mbetën të barabarta.

Pas fillimit të pjesës së dytë, Veliu arriti të shënonte golin e parë për edicionin 2023/24 me fanellën e a Malishevës, duke kaluar në epërsi bardhekaltërit, shkruan olle.

Deri në fund dy skuadrat patën shance të arta, por në fund u mbyllë me rezultatin 0-1 në të mirë të Malishevës.

Prishtina në anën tjetër pa asnjë problem arriti të kalon pengesën e parë të sezonit, duke mposhtur thellë Niklin, e cila nuk kishte fuqi të përballonte sulmet e kryeqytetasve pas daljes me karton të kuq nga Behar Maliqi.

Deri në fund Prishtina arriti të ketë lojën totalisht në kontrollë, duke mos lejuar Feronikelin të rrezikon fitoren e Plisave për asnjë sekond, kështu me këtë fitore të udhëhequrit e Debatik Currit marrin kryesimin e tabelës së paku deri nesër ku pritet të zhvillohen dhe dy takimet tjera.