Përfundojnë kontrollet e deputetëve

Pak më parë kanë përfunduar kontrollet e deputetëve, nga ana e ekipeve mjekësore, në lidhje me pandeminë globale Covid-19.
Pas këtyre kontrolleve, deputetët pritet për pak të votojnë mocionin e mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo që po synon të rrëzoj Qeverinë e Albin Kurtit, pjesë e të cilës është edhe vet.
Kjo për shkak të dallimeve të fundit, në lidhje me taksën dhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm Agim Veliu. /IndeksOnline/