Përfundojnë kontrollet mjekësore, gati të nisë seanca

Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kontrolluar nga mjekët në prag të nisjes së seancës për mocionin e mosbesimit të qeverisë Kurti, raporton IndeksOnline.
Asnjë nga deputetët nuk ka shfaqur simptoma të virusit korona dhe që të gjithë janë futur në sallën kryesore.
Deputetët do ta mbajnë distancën prej 1.5 metër për shkak të virusit korona./IndeksOnline/