Përfundojnë ndeshjet e javës së tretë në Ligën e Parë, këto janë rezultatet dhe tabela

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së tretë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Derbi i qytetit të Mitrovicës, mes Trepçës dhe Trepçës ’89 ka përfunduar pa fitues, ku rezultati ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.
Vëllaznimi pas dy fitoreve radhazi, është ndalur me barazim 1-1 nga Istogu.
Vushtrria ka marr tre pikë në udhëtim ndaj Suharekës, ku ka fituar me rezultat 3-0.
Liria i është rikthyer fitoreve, pasi e mposhti Tefik Çangën, me rezultat 2-0.
Pas javës së tretë, pesë skuadra kanë pikë të barabarta në tabelë, nga shtatë pikë./IndeksOnline/
Liga e Parë, rezultatet komplete
Liria – Tefik Çanga 2-0
Trepça – Trepça ’89 1-1
Rilindja 1974 – Vjosa 3-1
Suhareka – Vushtrria 0-3
Besa – 2 Korriku 5-3
Kika –Feronikeli 74 0-1
Vëllaznimi – Istogu 1-1
Dinamo – KEK-u 1-0
Ramiz Sadiku – Prizreni 3-0

