Përfundojnë ndeshjet e Ligës së Parë, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së nëntë të Ligës së Parë, grupi B.
Derbi i kësaj xhiroje në mes të Ulpianës dhe Flamurtarit përfundoi pa fitues, ku dy skuadrat nuk e gjetën rrjetën gjatë ndeshjes.
Ndeshja e dy skuadrave nga kryeqyteti, 2 Korriku mposhti Ramiz Sadikun më rezultat 3-1.
Në ndeshjen tjetër, Kika ka mposhtur Vllazninë e Pozheranit me rezultat 3-1.
Vitia dhe Ferizaji është kryer 1-1 derisa Dardana ka fituar si mysafir i KEK-ut me rezultat 0-1.
Këto janë rezultatet e ndeshjeve:
FT: Ulpiana 0-0 Flamurtari
FT: Vitia 1-1 Ferizaj
FT: Kika 3-1 Vllaznia Pozheran
FT: KEK-u 0-1 Dardana
FT: 2 Korriku 3-1 Ramiz Sadiku