75 Mall Live Search
23:43 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përfundojnë operacionet e një pjesë të trupave të FSK-së në Shqipëri

Me urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, kontigjenti i përbërë nga njësit e Kërkim- Shpëtimit, Kompania për Operacione Civile, Mjekësisë, Policisë Ushtarake dhe ajo e Komunikimit, në mbrëmje kanë përfunduar operacionet në mbështetje të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për menaxhimin e situatës së krijuar nga tërmetet në Shqipëri.

Njësitë e Gardës Kombëtare të FSK-së, janë falënderuar për punën profesionale, përkushtimin dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj kohe krize nga të gjithë liderët shtetëror dhe qytetarët e shumtë të Republikës së Shqipërisë.

Në prani të atasheut ushtarak të FSK-së në Republikën e Shqipërisë, Kolonel Bashkim Shillova, ushtarakët tanë janë nderuar me mirënjohje nga ana e Forcave Ushtarake të Republikës së Shqipërisë.

Image may contain: 4 people
Image may contain: 4 people
Image may contain: 2 people
Image may contain: 7 people, people smiling, people standing and night