75 Mall Live Search
21:50 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / OSH

Përfundojnë pjesët e para: Danimarka po e prek biletën e kualifikimit, Rusia në vendin e fundit/ Finlanda i reziston Belgjikës

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që filluan në ora 21:00.

Pas 45 minutave të para, rezultati në ndeshjen Finlandë-Belgjikë nuk ka ndryshuar. Përkundër rasteve që pati Belgjika, rezultati mbetet 0:0.

Kurse, Rusia është duke humbur nga Danimarka me rezultat 0:1. Golin e vetëm e shënoi Damsgaard në minutën e 38-të.

Me rezultatet e tanishme, Belgjika përfundon në pozitën e parë, Finlanda në të dytin, Danimarka në të tretin, kurse Rusia në vendin e fundit./Indeksonline/