75 Mall Live Search
15:55 / E Diele, 01 Tetor 2023 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para, Drita në epërsi ndaj Gjilanit, Dukagjini në epërsi ndaj Feronikelit ’74

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme të javës së tetë në AlbiMall superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 në derbin ndaj Gjilanit, shkruan IndeksOnline.

Goalshenues ishte Almir Ajzeraj në minutën e 36-të.

Me rezultat të njëjtë, Dukagjini ka shkuar në pushim në epërsi ndaj Feronikelit ’74.

Golin për skuadrën klinase e ka shënuar Iljasa Zukfiji në minutën e 44-të./IndeksOnline/