Përfundojnë pjesët e para, dy gola të shënuar në tri ndeshje

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës.
Prishtina është duke fituar me rezultat 1-0 në ndeshjen kundër Arbërisë.
Golin e vetëm deri më tani e shënoi Gavazaj në minutën e 11-të të ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër, Drita është duke fituar si mysafir i Trepça ’89 me rezultat 0-1.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 15-të të ndeshjes.
Ai shënoi nga gjuajtja e lirë me një goditje të fortë dhe precize.
Besa dhe Drenica po luajnë pa gola në ndeshjen që po zhvillohet në Pejë. /IndeksOnline/