75 Mall Live Search
21:49 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Përfundojnë pjesët e para, këto janë rezultatet e dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet kthyese të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Atalanta me një këmbë është në çerekfinale, shkruan Indeksonline.

Italianët pas pjesës së parë janë në epërsi me rezultat 1-2 ndërsa në ndeshjen e parë kanë fituar 4-1.

Të dy golat në 45 minutat e parë për Atalantën i shënoi Ilicic nga penalltia (3′ dhe 42′).

Ndërsa për Valencian ka shënuar Gameiro në minutën e 21-të.

Në ndeshjen tjetër Leipzig është duke fituar me rezultat 2-0.

Të dy golat për gjermanët i ka shënuar Sabitzer në minutën e 10-të dhe 21-të. /IndeksOnline/