75 Mall Live Search
17:50 / E Diele, 14 Qershor 2020 / C E

Përfundojnë pjesët e para, këto janë rezultatet e dy ndeshjeve të Superligës

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës që po zhvillohen nga ora 17:00.

Gjilani është duke fituar si mysafir i Ferizajit me rezultat 0-2, shkruan Indeksonline.

Golat për “Skifterat” i shënuan Progni në minutën e dytë dhe Nikac në minutën e 31-të të ndeshjes.

Në sfidën tjetër, Drita është duke triumfuar ndaj Trepça ’89 me rezultat 0-1.

Golin e vetëm e ka shënuar Betim Haxhimusa në minutën e 17-të. /IndeksOnline/